Conte: Qeveri për modernizimin e vendit dhe qytetarët
Nuk do të jetë një qeveri “kundër” por një qeveri për modernizimin e vendit dhe për qytetarët. Unë do të zbatoj një qeveri në shenjën e risisë që është edhe ajo që kërkojnë forcat politike, deklaroi kryeministri pasi mori detyrën nga Presidenca.
‘’Ne jemi në agimin e një legjislature të re të BE-së dhe duhet të rekuperojmë kohën e humbur për t’I dhënë Italisë rolin kryesor që meriton. Vendi duhet të përparojë shpejt. Ndër prioritetet absolute është manovra e buxhetit’’, theksoi Conte.
“Unë menjëherë do të punoj për një manovër që kundërshton rritjen e TVSH-së, mbron kursimtarët, jep një perspektivë të fortë të rritjes dhe zhvillimit shoqëror”, shtoi ai.
Conte foli për një “sezon reformimi, ringjalljeje, shpresash, e cila i ofron vendit siguri’’.
”Ne do të punojmë për një vend më të mirë, një vend që ka infrastrukturë të sigurt, rrjete efikase, që ushqehet me energji të rinovueshme, që rrit të mirën e përbashkët, që integron mirëqenien dhe heq pabarazitë e të gjitha llojeve në axhendën e vet politike”, përfundoi Conte. /ATSh























