Përmbysjet në Marok ua marrin jetën shtatë personave
BKT
   Bota

Përmbysjet në Marok ua marrin jetën shtatë personave

Shtatë persona kanë humbur jetën në përmbysjet që kanë ndodhur në një fshat në jug të Marokut.

E gjithë ngjarja u zhvilluar derisa të rinjtë po shikonin ndeshjen e futbollit në stadium.

Agjencia marokene e lajmeve MAP ka raportuar se në stadium po zhvillohej një ndeshje në Tarudant , rreth 600 kilometra në jug të Rabatit.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 17-vjeçar, kurse për shkak të përmbysjeve personat që në ato momente ishin në stadium filluan të ngjiten nëpër kulmet e shtëpive që ishin në afërsi.