22:04 / 29.08.2019
Kryeministri grek i kërkon Merkelit negocimin e dëmshpërblimeve të luftës
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Berlin, iu shpreh sot kancelares gjermane, Angela Merkel, se Athina shpreson të hapë negociatat mbi dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore.
Mitsotakis tha se qeveria e tij, e cila mori detyrën në korrik, kërkonte të ripërsërisë një kërkesë për dëmshpërblime që i ishte dërguar Berlinit nga qeveria e kaluar në muajin prill.
“Shpresojmë se do të ketë një reagim pozitiv mbi këtë”, tha Mitsotakis në Berlin.
Vetëm disa ditë më parë gjatë 80-vjetorit të pushtimit të Polonisë, çështja e dëmshpërblimeve nga Gjermania u rikthye në plan të parë.























