I projektuar për të jetësuar pasionet me fuqinë e një niveli tjetër
Samsung Galaxy Note10 - Paketa më e fuqishme e opsioneve, produktivitetit dhe kreativitetit të Galaxy Note, është projektuar për të jetësuar pasionet me fuqinë e një tjetër niveli, transmeton rtklive.com.
Për herë të parë, Galaxy Note10 vjen në dy madhësi, kështu që ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Galaxy Note10 ka ekranin Cinematic Infinity Dynamic AMOLED, i cili është fitues edhe i disa çmimeve, dhe është ekrani më gjithëpërfshirës i prodhuar ndonjëherë nga Samsung, i cili ofron një eksperiencë efikase midis mendimit dhe veprimit, shikimit dhe krijimit.
Galaxy Note10 vjen me një S Pen të modernizuar të bazuar në teknologjinë Bluetooth. Opsioni i shtuar Air action ju lejon të krijoni kontrolle të personalizuara që ju mundësojnë të luani lojra ose të përdorni aplikacionet tuaja të preferuara me anë të gjesteve, transmeton rtklive.com.
Duke integruar një kombinim të teknologjisë dhe softuerit të përparuar të imazhit, Galaxy Note10 sjell një nivel tjetër të fotografisë dhe videos. Me Live Video Focus, ju mund të përqendroheni lehtësisht në subjektin që po filmoni, ndërsa Zoom-in Mic përforcon tingujt e dëshiruar dhe izolon zhurmën e sfondit.
Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël për sa i përket balancës midis punës dhe jetës, çdo element i Galaxy Note10 është projektuar për të ofruar më shumë, më shpejt dhe më mirë. Note10 ju jep lirinë të punoni ashtu siç dëshironi dhe të shfaqni shpirtin tuaj krijues, e gjitha kjo ndërkohë që jeni në lëvizje, transmeton rtklive.com.























