21:54 / 30.08.2019
Bolsonaro bisedon me Trump dhe Merkel për Amazonën
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro deklaroi se i ka kërkuar ndihmë kolegut të tij amerikan Donald Trump.
I cili do të takojë sot djalin e Bolsonaro dhe ministrin brazilian të Punëve të Jashtme, dhe se është në pritje të një telefonate nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të diskutuar për ndihmën ndërkombëtare në luftën kundër zjarreve dhe shpyllëzimin e Amazonës.
Nga ana tjetër, Bolsonaro theksoi sërish se nuk dëshiron të flasë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Deri sa ai të përgënjeshtrojë çfarë ka thënë në lidhje me sovranitetin tonë në Amazonë”, kishte deklaruar presidenti brazilian.























