Risia e radhës nga ‘Facebook’ në ‘Story’, do i gëzojë përdoruesit
Spotify tani do t’ua mundësojë të gjithë përdoruesve që të ndajnë preferencat e tyre muzikore në ‘Story’ të ‘Facebook’-ut.
Një mundësi e tillë, një vit më parë iu ofrua platformës ‘Instagram’, nën pronësi të ‘Facebook’, me përdoruesit që ndanin këngët që dëgjonin në aplikacionin ‘Spotify’.
Karakteristika është dizajnuar kryesisht me artistë dhe ekipet e tyre në mendje, pasi u jep atyre një mënyrë tjetër për të promovuar muzikën e tyre të re në rrjetin social.
Vitin e kaluar, Spotify prezantoi një mënyrë për të ndarë muzikë në Instagram Stories, duke përfshirë albumin e tyre, titrat dhe listat për luajtje.
Për të shkëmbyer klipet prej 15 sekondash në Stories në Facebook, mjaftoni të prekni butonin “Share” nga aplikacioni Spotify dhe të zgjidhni Facebook-un si destinacion.























