Forcat qeveritare të Jemenit rimarrin qytetin Azan nga separatistët
BKT
   Bota

Forcat qeveritare të Jemenit rimarrin qytetin Azan nga separatistët

Separatistët më herët kishin marrë kontrollin në qytetin Azan nga forcat qeveritare.

Forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollin në qytetin Azan në provincën jugore Shabwa, shkurt kohë pasi ai ishte pushtuar nga separatistët.

Gjatë ditës së sotme, qyteti u pushtua nga luftëtarë të Këshillit Kalimtar Jugor (STC) përpara se forcat e dërguara nga qeveria ta rimerrnin atë pas përleshjeve, thonë burimet lokale.

Raportohet për viktima në mesin e forcave të STC-së, të cilat mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Tensionet mes qeverisë jemenase dhe STC-së u përshkallëzuan ditëve të fundit pasi separatistët morën kontrollin mbi një pjese të madhe të qytetit jugor Aden, ku është selia aktuale e qeverisë.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi duke mbështetur qeverinë pro-saudite të vendit./aa/