BE-ja përgatit asistencë financiare në rast të Brexit-it pa marrëveshje
BKT
   Bota

BE-ja përgatit asistencë financiare në rast të Brexit-it pa marrëveshje

Bashkimi Evropian mund të krijojë një asistencë financiare urgjente për shtetet anëtare të prekura nga pasojat ekonomike nga një Brexit pa marrëveshje.

Në faqen e saj në internet, Komisioni Evropian flet për një projektreformë të Fondit të Solidaritetit të BE-së, të krijuar në vitin 2002 për të mbështetur qeveritë kombëtare dhe rajonale në rast të një katastrofe madhore.

Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje. Meset ekonomike i frikësohen shumë mundësisë së largimit pa marrëveshje për shkak të pasojave të rënda që do të ketë në ekonomi.