Pompeo bisedon me krerët e NATO-s dhe BE-së për Afganistanin
BKT
   Bota

Pompeo bisedon me krerët e NATO-s dhe BE-së për Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të mbërrijë sot në Bruksel për një të zhvilluar një seri takimesh me shefin e NATO-s për të biseduar për Afganistanin, si dhe me krerët e ardhshëm të BE-së para se të marrin funksionet e tyre zyrtarisht.

Ai do të takohet gjithashtu nesër në mëngjes në selinë e NATO-s me sekretarin e tij të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ndërkohë që në Afganistan marrëveshja historike mes amerikanëve dhe talebanëve tashmë konsiderohet si përfundimtare.

Sipas të dërguarit amerikan, Zalmay Khalilzad, projektmarrëveshja e paqes për t’u përpjekur për t’i dhënë fund 18 viteve të luftës në këtë vend parashikon një tërheqje të amerikanëve nga pesë baza ushtarake brenda 135 ditëve nëse talebanët i përmbahen angazhimeve të tyre./ATSH/