Pesë shtete të BE-së pajtohen për marrjen e emigrantëve të “Elenore”-s
BKT
   Bota

Pesë shtete të BE-së pajtohen për marrjen e emigrantëve të “Elenore”-s

Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu dhe Portugalia ranë dakord të pranojnë emigrantët e shpëtuar në Mesdhe, nga anija gjermane ”Elenore”, deklaroi Komisioni Europian.

 “I përgëzojmë këto shtete anëtare që edhe një herë bënë përpara dhe bashkëpunuan, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për personat në bord”, tha zëdhënësja e Komisionit, Tove Ernst.

”Pas zbarkimit të tyre, ditën e djeshme në portin italian të Pozallos, Komisioni do të nisë koordinimin e procesit të shpërnguljes së tyre”, shtoi ajo./atsh/