Suedia i bën thirrje Jemenit për zbatimin e Marrëveshjes së Stockholmit
BKT
   Bota

Suedia i bën thirrje Jemenit për zbatimin e Marrëveshjes së Stockholmit

Wallström e cila në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme vizitoi Arabinë Saudite, theksoi se Marrëveshja e Stockholmit është një ndër elementet themelorë në procesin politik të Jemenit.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Stockholmit në Jemen, tha për krizën në vend duhet të arrihet zgjidhje politike.

Wallström e cila në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme vizitoi Arabinë Saudite, në deklaratën për gazetën Sharkul Avsat, theksoi se Marrëveshja e Stockholmit është një ndër elementet themelorë në procesin politik të Jemenit.

Kryediplomatja suedeze shprehu dëshirën për zbatimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar nevojën për zgjidhje politike urgjente të krizës në vend.

Ajo tregoi se bashkësia ndërkombëtare është duke e ndjekur afërsisht situatën në Jemen. Wallström duke theksuar se në vend duhet të sigurohet paqja dhe stabiliteti, tha se Suedia mbështet thirrjen e Arabisë Saudite për dialog për krizën në Aden.

Wallström njoftoi se vendi i saj nuk ka një agjendë sekrete në rajon dhe se vetëm shpreson përfundimin e dhimbjeve të cilën e përjeton populli jemenas.

Palët jemenase, pas takimeve të konsultimit të zhvilluara mes 6-13 dhjetor 2018 në Stockholm të Suedisë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB), kishin nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, Portin e Al Hudaydah dhe Taiz.

Ndërkohë ministrja suedeze për gazetën vlerësoi edhe çështjet e Iranit dhe Sirisë.

Ajo bëri thirrje për siguri në Ngushticën e Hormuzit, ku së fundi ishin përshkallëzuar tensionet.

Në lidhje me Sirinë, Wallström tha se si Suedia dhe Bashkimi Evropian presin themelimin e komisionit kushtetues./aa/