Irani dëshiron marrëveshje për mossulmim me Omanin
BKT
   Bota

Irani dëshiron marrëveshje për mossulmim me Omanin

Veprimi erdhi gjatë takimit mes ambasadorit të Iranit dhe ministrit të Jashtëm të Omanit.

Irani ka shprehur vullnetin e tij për të nënshkruar një marrëveshje për mossulmim me shtetet e rajonit, ka bërë të ditur agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Ky veprim erdhi gjatë takimit të mbajtur në kryeqytetin e Omanit mes ambasadorit të Iranit në këtë vend, Mohammad Reza Nouri Shahroudi dhe ministrit të Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe, njofton IRNA.

Shahroudi tha se "Teherani çdoherë ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon".

"Irani gjithashtu ka propozuar nënshkrimin e marrëveshjeve për mossulmim me shtetet e rajonit", shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Omanit tha se marrëdhëniet dypalëshe janë "në zhvillim" dhe se të dyja shtetet vazhdimisht koordinohen me njëra-tjetrën sa i përket çështjeve politike dhe rajonale.

Në maj të këtij viti, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjithashtu i propozoi Irakut që të nënshkruajë marrëveshje për mossulmim me fqinjët e tij.