Forcat turke fillojnë në Rusi trajnimin për sistemin S-400
BKT
   Bota

Forcat turke fillojnë në Rusi trajnimin për sistemin S-400

"Në kuadër të projektit për sistemin mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë, personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në qytetin Gatchina të Rusisë trajnimin për sistemin S-400".

Personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në Rusi trajnimin lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se "Në kuadër të projektit për sistemin mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë, personeli i Forcave Ajrore të Turqisë ka filluar në qytetin Gatchina të Rusisë trajnimin për sistemin S-400".

Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë më 27.08.2019 njoftoi fillimin e transferimit për pajisjet e baterisë së dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të blerë nga Rusia në Bazën Ajrore Mürted në Ankara.

"Ka filluar dërgesa e grupit të dytë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Mürted. Aktiviteti i transferimit do të vazhdojë përafërsisht një muaj", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë rikujtohet që në kuadër të marrëveshjes, grupi i pajisjeve të baterisë së parë ka arritur në Turqi në periudhën 12-25 korrik./aa/