19:29 / 04.09.2019
Uashingtoni vendos sanksione ndaj një rrjeti iranian të transportit detar
SHBA-ja njoftoi sot sanksione të reja kundër Iranit, duke shënjestruar një rrjet detar transporti të akuzuar se shet në mënyrë të jashtëligjshme të naftës iraniane.
Këto masa ndëshkuese që prekin gjithsej 16 njësi, 11 anije dhe 10 persona, deklaroi Thesari amerikan në një komunikatë.
Kjo masë vjen në një çast që Teherani është duke u përgatitur të reduktojë edhe më shumë angazhimet e saj të ndërmarra në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare mbi bërthamoren iraniane, pavarësisht ndërmjetësimin francez për të ulur tensionet me Uashingtonin./atsh/























