13:32 / 05.09.2019
Kinë, sulm në një shkollë fillore, vriten tetë fëmijë
Sulm vrasës në një shkollë n♪7 provincën kineze të Hubei.
Tetë fëmijë të një shkolle fillore, në ditën e parë të shkollës, janë vrarë nga një burrë në fshatin e Chaoyangpo në provincën kineze të Hubei, dhe dy të tjerë u plagosën.
Lajmin e bën me dije policia lokale por pa saktësuar modalitetin e sulmit.
Policia njofton që atentatori është një burrë 40 vjeçar i cili është arrestuar.
Agresori kishte dalë nga burgu në qershor pasi kishte kryer një dënim për një tentative vrasjeje.























