14:19 / 06.09.2019
Britani e Madhe, Gjykata e Lartë vendosi në favor të kryeministrit Johnson
Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendosi që kërkesa e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit është e ligjshme.
Tre gjykatës nga Anglia dhe Uelsi morën vendim se kryeministri ka vepruar ligjërisht duke kërkuar nga mbretëresha pezullimin e parlamentit nga java e ardhshme.
Ndaj vendimit lejohet të apelohet në Gjykatën Supreme, e cila njoftoi se është e gatshme të dëgjojë ankesat më 17 shtator.























