19:49 / 06.09.2019
Pompeo: I papranueshëm angazhimi i Iranit në sistemet bërthamore
Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo i gjykoi sot të papranueshme reduktimet e reja të angazhimeve të marra nga Irani për inkuadrimin e aktiviteteve të tij bërthamore.
“Ata sapo njoftuan se do të vazhdojnë që të bëjnë më shumë kërkime dhe zhvillime mbi sistemet e tyre të armëve bërthamore. Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai për një radio lokale të shtetit të Kansasit.























