​Mbretëresha miraton ligjin për shtyrje të Brexit-it
BKT
   Bota

​Mbretëresha miraton ligjin për shtyrje të Brexit-it

Mbretëresha Elizabeth II miratoi formalisht ligjin që detyron qeverinë e kryeministrit Boris Johnson, që të kërkojë tek Bashkimi Evropian një shtyrje të Brexit, njoftoi sot në mesditë Dhoma e Lordëve.

 “Projektligji mbi tërheqjen e BE-së ka marrë pëlqimin mbretëror”, njoftoi dhoma e lartë britanike në Twitter.

Miratimi i mbretëreshës ishte etapa e fundit e nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij teksti që synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje./atsh/