Von der Leyen: Brexit fillimi i një marrëdhënieje të re
BKT
   Bota

Von der Leyen: Brexit fillimi i një marrëdhënieje të re

Brexit nuk është fundi i diçkaje, por fillimi i marrëdhënies sonë të ardhshme me Britaninë e Madhe, deklaroi sot presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Ne jemi akoma në një proces të vështirë. Nuk do të ndaloj së thëni se Brexit nuk e kemi dashur kurrë”, theksoi ajo.

“Por, ne respektojmë vendimin e marrë nga miqtë tanë britanikë, nga Britania e Madhe”, shtoi ajo duke iu referuar divorcit me BE-në më 31 tetor.