Turqia e SHBA-ja vazhdojnë misionet patrulluese në zonën e sigurt në Siri
BKT
   Bota

Turqia e SHBA-ja vazhdojnë misionet patrulluese në zonën e sigurt në Siri

Forcat e armatosura turke dhe amerikane kanë filluar fluturimin e tyre të katërt të planifikuar me helikopter në zonën e sigurt në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Dy helikopterë turq dhe dy helikopterë amerikanë u ngritën nga Akçakale në Sanliurfa, në juglindje të Turqisë, ku forcat e armatosura të dy vendeve kanë një qendër të përbashkët të operacioneve.

Forcat e armatosura të të dy vendeve më parë kanë kryer tre misione të përbashkëta me helikopter dhe një patrullim tokësor.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe ata amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe një korridor “të paqes” për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata po ashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të operacioneve.