13:03 / 13.09.2019
Të shtëna me armë në SHBA, gjashtë të vdekur
Të paktën gjashtë persona raportohet se janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque në New Mexico, ndërsa policia nuk jep ende detaje për ngjarjen.
Siç raportojnë mediat lokale, të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në disa zona të ndryshme.
Policia është duke hetuar nëse të shtënat me armë në zona të ndryshme kanë lidhje me njëra-tjetrën.























