11:55 / 16.09.2019
Uragani Humberto kërcënon rajonet e Oqeanit Atlantik
Ndikimin e uraganit ditëve në vazhdim mund ta ndjejnë banorët e Bermudeve, por edhe rajoni i Karolinës Veriore deri në Floridë.
Uragani Humberto, që u paraqit në Oqeanin Atlantik në hapësirën detare të shtetit federal amerikan të Floridës, është rritur në kategorinë e parë.
Qendra nacionale për uragane e Qytetit Miami bëri të ditur se Humberto, që gjendet 1.260 kilometra në perëndim të Bermudeve, realizon shpejtësi prej 120 kilometrave në orë dhe lëviz drejt pjesës verilindore.
Ndikimin e uraganit ditëve në vazhdim mund ta ndjejnë banorët e Bermudeve, por edhe rajoni i Karolinës Veriore deri në Floridë.
Uragani i kategorisë së pestë Dorian, që në fillim të muajit goditi Bahamet duke shkaktuar vdekjen e 50 personave.























