Sulm me bombë në tubimin e presidentit afgan
BKT
   Bota

Sulm me bombë në tubimin e presidentit afgan

Zyrtarët kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur në mesin e turmës së mbledhur për miting në rajonin Cengel Bag në Pervan të Afganistanit.

Një sulm me bombë është ndërmarrë në tubimin zgjedhor ku merrte pjesë edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Zyrtarët kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur në mesin e turmës së mbledhur për miting në rajonin Cengel Bag në Pervan të Afganistanit, gjatë të cilit 24 persona kanë humbur jetën.

Ende nuk dihet nëse ka qenë apo jo i pranishëm në territorin e mitingut gjatë sulmit, presidenti afgan Ghani.

Në Afganistan më 28 shtator do të zhvillohen zgjedhje presidenciale.