Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet
BKT
   Bota

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Tërmeti është regjistruar në orët e pasdites në bregun e qytetit Glan, në jug të ishullit Mindanao.

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Mindanao, në jug të Filipineve.

Tërmeti është regjistruar në orët e pasdites në bregun e qytetit Glan, në jug të ishullit. Epiqendra ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave.

Nuk ka viktima në njerëz dhe persona të plagosur ndërsa nuk është lëshuar as alarm për cunami./aa/