14:37 / 18.09.2019
Shkolla përfshihet nga flakët, 23 fëmijë të vdekur në Liberi
Të paktën 23 fëmijë raportohet se kanë vdekur pasi një shkollë më konvikt u përfshi nga flakët në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia.
Zjarri besohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit kur nxënësit po flinin në një ndërtesë ngjitur me një xhami.
Policia tha për BBC se janë ende në kërkim të kufomave nën rrënojat e ndërtesës.
Presidenti George Weah në një postim në Twitter shprehu ngushëllimet për familje e prekura nga kjo tragjedi.























