Përdorimi për disa orë i iPhone 11 dhe i paraardhësit, ja krahasimi
Lansimi i iPhonëve të rinj nga Apple, është bërë si një fenomen kulturor, që kur u lansua iPhone i parë më 2007.
Ata janë bërë sinonim i radhëve të gjata, që gjarpërojnë përreth tërë objekteve ku kompania shet pajisjet e saj – me disa prej blerësve, që qëndrojnë tërë natën, për të pasur në dorë, pajisjen e fundit nga Apple
Dhe derisa llojet e tyre përditësohen, njëjtë ndodh edhe me karakteristikat e tyre.
Kështu mund të thuhet se iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, ofrojnë shumë më shumë përmirësime të rëndësishme se sa paraardhësit e tyre, shkruan Lisa Eadicicco që mbulon teknologjinë për Business Insider.
Në nivelin fillestar, këta iPhone të rinj do të kenë mundësi të realizojnë fotografi në kushte të ndryshme, janë të ndërtuara me xham të qëndrueshëm, duke iu mundësuar përdorueseve paqe të mendjes kur i përdorin pa mbështjellës dhe bateria e tyre pritet të zgjatë më shumë me një të ngarkuar, se sa bateritë e telefonave aktualë.
Por, janë ndoshta vetëm kaq: Telefona të rinj.
Derisa sjellin përditësime të mirëseardhura siç është kamera që mund të fotografojë në errësirë dhe zë një kënd shumë më të gjerë, nuk duhet të presim që përvoja me to të jetë jashtëzakonisht ndryshe dhe revolucionare.
Ajo që pritet, janë përmirësimet në tiparet thelbësore që kanë më shumë rëndësi te një telefon i zgjuar, si kamera, ekrani dhe kohëzgjatja e baterisë.
Telefoni iPhone 11 fillon nga 630 euro, derisa iPhone 11 Pro nga 900 euro, iPhone 11 Pro Max me ekran shumë më të madh, do të kushtojë mbi 1,000 euro – kur të nisin porositë dhe të dalin në shitje që nga 20 shtatori.
Kalimi i disa orëve me përdorimin e iPhone 11, sjellë edhe përjetimet e para të këtij telefoni dhe gjetjet që janë bërë, tregojnë për performancën e kamerës, kohëzgjatjen e baterisë dhe mundësitë tjera që ofron.
Kamera ultra e gjerë, iu jep fotografëve një perspektivë tjetër
Në këta telefona të rinj të Apple, ka kamerë ultra të gjerë me lente prej 120 shkallësh, që mundëson të merren imazhe të një hapësire shumë më të madhe.
Kjo nënkupton se ju nuk duhet të grumbulloni shumë fotografi, apo të shkoni shumë hapa prapa kur doni të shkrepni fotografinë e një peizazhi.
Kjo është si një mundësi shtesë, që i bënë iPhonët e rinj gjithnjë e më të dobishëm si aparate fotografike, me qëllime të përgjithshme – është një mundësi që duhet të jetë në telefonat e rinj të Apple, që të mund të rivalizojë me telefonat e rinj si Samsung Galaxy S10.
Vetëm shikoni në fotografitë e mëposhtme dhe shikoni se si funksionon kamera me kënd të gjerë në iPhone 11, krahasuar me kamerën me kënd të gjerë në iPhone 11 Pro Max.
Me 188 gramë, iPhone 11 Pro është shumë më i rëndë se shumë telefonat tjerë të zgjuar, siç është Galaxy S10 me 157 gramë, por kjo nuk është ndonjë gjë e keqe.
Trupi i rëndë i këtij iPhone, nga qelqi dhe metali që nuk ndryshket – përfshirë edhe një panel mat në zi, në pjesën prapa – i japin një hijeshi pajisjes dhe një ndjenjë se vërtetë po e mbani në duar një telefon të zgjuar që kushton njëmijë euro.
Nuk është vetëm pamja që i dallon këta telefona nga të mëparshmit – gjë që sigurisht blerësve nuk do t’ju mjaftonte, për një çmim kaq të lartë.
Telefoni me ngjyrën e njohur si e ‘gjelbra e mesnatës’ mund të ndryshojë nuancën, varësisht nga ambienti – duket se ka ngjyrë më të hapur, kur përdoret përjashta në dritë të diellit.























