Pompeo: Të papranueshme sulmet nga Irani ndaj fabrikave saudite të naftës
"Sekretari Pompeo dhe princi saudit kanë diskutuar mbi sulmet e fundit të kryera nga Irani ndaj fabrikave të naftës në Arabinë Saudite dhe kanë vënë theksin se sulmet janë të papranueshme".
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në një takim të zhvilluar në Rijad me princin saudit, Muhammed bin Selman, është shprehur se janë të papranueshme sulmet e kryera nga Irani ndaj fabrikave të naftës në Arabinë Saudite.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me takimin Pompoe-Muhammed bin Selman.
"Sekretari Pompeo dhe princi saudit kanë diskutuar mbi sulmet e fundit të kryera nga Irani ndaj fabrikave të naftës në Arabinë Saudite dhe kanë vënë theksin se sulmet janë të papranueshme. Gjithashtu sekretari Pompeo dhe princi saudit janë dakorduar se ky sulm nuk rrezikon vetëm shtetasit sauditë, por edhe shtetasit amerikanë që jetojnë në vend dhe se këto sulme kërcënojnë edhe zinxhirin e prodhimit të naftës në vend", është shprehur Ortagus në deklaratën e saj.
Në deklaratë thuhet se në takim Pompeo dhe bin Selman kanë vënë theksin që "komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet kundër Iranit" dhe se ata kanë bërë thirrje që të qëndrohet përballë veprimeve të Iranit në rajon.
Sekretari amerikan Pompeo në një deklaratë për gazetarët në avion para se të mbërrinte në Rijad, bëri përgjegjës Iranin për sulmin ndaj Aramco-s dhe gjithashtu ai për herë të parë e kishte përcaktuar sulmin si "shkak lufte".
Rikujtojmë se edhe presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi ka dhënë udhëzime për rritjen e sanksioneve kundër Iranit./aa/























