Përmbytje në Greqi

Përmbytje në Greqi

Një stuhi shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë, njoftuan mediat lokale sot në mëngjes.

Policia dhe zjarrfikësja u thirrën vazhdimisht për të nxjerrë njerëzit nga makinat e zhytura në ujë dhe të marrin masa për pemët e rëna.

Për shkak të përmbytjeve, disa rrugë në qytetin bregdetar të Selanikut duheshin bllokuar.

Breshëri shkaktoi dëme në bizneset bujqësore të Greqisë qëndrore, njoftoi radioja shtetërore ERT.

Në këtë fazë, policia deklaroi se asnjë njeri nuk mendohej të ishte dëmtuar. Moti me stuhi erdhi si pasojë e një periudhe thatësire që zgjati disa muaj. Në Greqi, që nga muaji maj, nuk ka pasur reshje shiu pothuajse fare./ATSH/