14:23 / 23.09.2019
Shpërthim në supermarket, nëntë të plagosur në Austri
Të paktën nëntë persona u plagosën sot në një shpërthim në një supermarket në jug të Austrisë.
Një zjarr shpërtheu në supermarketin St. Jodok am Brener që ndodhet midis Innsbruck dhe kufirit italian.
Shërbimi lokal i shpëtimit tha se të lënduarit janë në gjendje jashtë rrezikut për jetë, shkruan APA.
Shpërthimi ndodhi për shkak të shpërthimit të gypit të gazit, të cilin e kishte shpuar rastësisht një punëtor,.























