09:59 / 24.09.2019
Suspendohet polici amerikan, arrestoi dy 6 vjeçarë
Një polic amerikan ka arrestuar dy 6 vjeçar duke përfunduar i pezulluar.
Një oficer i policisë amerikane është pezulluar pasi arrestoi dy fëmijë gjashtë vjeç në një shkollë në Orlando, Florida, raporton “NBC”.
Njëri nga të dy u prangos pasi goditi një mësues.
Oficeri, Dennis Turner, u pezullua pasi zyrtarët thanë se ai nuk siguroi lejet e nevojshme për arrestimin e të dyve.
Prokurorët thonë se ata do të përpiqen të fshijnë arrestimet nga të dhënat e tyre.
Të dy fëmijët u akuzuan për kundërvajtëse. Për arrestimin tjetër – i cili ishte në një incident të veçantë – pak është bërë publike.























