Erdogan takon kancelaren Merkel në New York
BKT
   Bota

Erdogan takon kancelaren Merkel në New York

Mbledhja e rregullt vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillon sot, ndërsa me këtë rast në New York udhëtuan krerët e shumë shteteve, përfshirë edhe presidentin turk Erdogan.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në New Yorku është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Mbledhja e rregullt vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së fillon sot, ndërsa me këtë rast në New York udhëtuan krerët e shumë shteteve, përfshirë edhe presidentin turk Erdogan.

Mbrëmë vonë në selinë e OKB-së, Erdogan u takua me shefen e qeverisë gjermane Angela Merkel, ndërsa takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.

Rëndësia e takimit ilustrohet më së miri nga fakti se Erdogan dhe Merkel kishin shumë anëtarë të kabinetit në delegacion.

Në delegacionin e presidentit Erdogan morën pjesë ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ministri turk i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum, ministri i Financave dhe Thesarit Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan, Shefi i Komitetit të Punëve të Jashtme Volkan Bozkir, Shefi i Zyrës për Punë të Jashtme komunikime në zyrën e presidentit turk Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i kabinetit Ibrahim Kalin./aa/