11:57 / 24.09.2019
Londër: Pezullimi i punës së parlamentit i paligjshëm, vendos Gjykata
Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar punën e parlamentit, ishte veprim i paligjshëm.
Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe.
Kryeministri Johnson e pezulloi punën e parlamentit për pesë javë në fillim të këtij muaji.
Por, Gjykata tha se është e paligjshme të ndalosh parlamentin të kryejë detyrat e tij, transmeton REL.
Kryetari i Gjykatës, Lady Hale tha se “efektet në themelet e demokracisë së vendit ishin ekstreme”.























