Trump i bën thirrje Indisë të përmirësojë lidhjet me Pakistanin
Gidley, tha se gjatë takimit të tyre Trump “inkurajoi kryeministrin Modi të përmirësojë marrëdhëniet me Pakistanin dhe të përmbushë premtimin e tij për të përmirësuar jetën e popullit të Kashmirit”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrin indian, Narendra Modi, të përmirësojë lidhjet me Pakistanin mes një tensione të thellë mbi Kashmirin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se gjatë takimit të tyre në margjinat e seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Trump “inkurajoi kryeministrin Modi të përmirësojë marrëdhëniet me Pakistanin dhe të përmbushë premtimin e tij për të përmirësuar jetën e popullit të Kashmirit”.
Rajoni Xhamu dhe Kashmir i administruar nga India është duke u përball me një shtypje që prej 5 gushtit kur qeveria indiane anuloi nenin 370 të Kushtetutës Indiane dhe statusin e veçantë që i jep neni rajonit. Që nga ky aksion, qindra njerëz, kryesisht liderë politikë, janë ndaluar ose arrestuar nga autoritetet.
India dhe Pakistani e administrojnë Kashmirin në pjesë, por e pretendojnë atë të plotë. Kina po ashtu kontrollon një pjesë të Kashmirit, por India dhe Pakistani kanë luftuar dy luftëra mbi këtë rajon të kontestuar.
Para takimit dypalësh, Trump tha se “do të ishte mirë” nëse New Delhi dhe Islamabadi mund të punonin për një zgjidhje mbi Kashmirin.
“Të gjithë duam ta shohim këtë. Jam i sigurt se të gjithë duam të shohim atë”, tha ai.























