11:22 / 25.09.2019
Tërmet i magnitudës 5.8 në Pakistan, 24 të vdekur
Lëkundjet shkatërruan rrugë dhe dëmtuan ndërtesa. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.8 ishte pranë qytetit Nju Mirpur.
Pamje pas tërmetit tregojnë se si edhe pemët janë shkulur nga rrënjët ndërsa makinat kanë rënë në krisjet e mëdha të asfaltit të krijuara nga lëkundjet.























