Mon Blanc: Rrezik nga shembja e akullnajës
Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe evakuuan kasollet pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullnajës në Mon Blanc mund të shembet.
Zyrtarët paralajmërojnë se ekziston rreziku që të shemben 250,000 metra akullnajash në samitin e Grand Joras, raporton BBC.
Ekspertët thonë se është e pamundur të parashikohet se kur do të ndahet masa e akullit.
Kryetari i qytetit të afërt Kurmajor thotë se ngrohja globale po ndryshon pamjen e malit.
"Ajo që po ndodh tani tregon edhe një herë se mali po pëson një periudhë ndryshimesh të mëdha për shkak të faktorëve të klimës dhe se natyra është e ndjeshme," tha Stefano Miserochi për mediat italiane.
Mon Blanc është vargu më i lartë malor në Evropën Perëndimore dhe ka 11 maja mbi 4,000 metra në Francë dhe Itali, të vizituara nga qindra-mijëra turistë çdo vit.























