Sulme ajrore ndaj aeroportit ndërkombëtar "Mitiga" në Tripoli
Dëshmitarët thonë se avionët që shënjestruan aeroportin besohet të jenë besnike ndaj gjeneralit Khalifa Haftar.
Aeroporti ndërkombëtar "Mitiga" në kryeqytetin e Libisë, Tripoli është godit sot nga sulme ajrore.
Avionët që shënjestruan aeroportin besohet se ishin besnikë të gjeneralit Khalifa Haftar, thanë dëshmitarët okularë për AA.
Sulmi ajror erdhi vetëm disa orë pas dy sulmeve të tjera ajrore të mërkurën në mbrëmje.
Më 2 shtator, në aeroportin "Mitiga" u pezulluan të gjitha operacionet për shkak të sulmeve nga forcat e Haftarit, ndërsa të gjitha fluturimet u drejtuan për në aeroportin ndërkombëtar "Misrata".
Forcat e Haftarit filluan një fushatë në prill për të pushtuar Tripolin nga Qeveria libiane e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur ndërkombëtarisht.
Përleshjet midis dy palëve që nga ajo kohë kanë lënë më shumë se 1.000 të vdekur dhe rreth 5.500 të plagosur, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).























