Indi, 13 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga përmbytjet
BKT
   Bota

Indi, 13 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga përmbytjet

Rreth 10.500 persona nga disa zona të përmbytura u zhvendosën në vende më të sigurta.

Të paktën 13 persona humbën jetën në qytetin Pune të Indisë, për shkak përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Rreth 10.500 persona nga disa zona të përmbytura u zhvendosën në vende më të sigurta deri më tani pas reshjeve të dendura të mërkurën, thanë zyrtarë për transmetuesin lokal NDTV.

Pesë persona derisa ishin duke fjetur në fshatin Khed-Shivapur, që ndodhet në autostradën kombëtare Mumbai-Bengaluru, i mori uji i rrëmbyeshëm pas shirave të dendura, tha zyrtari i lartë i policisë, Sandip Patil.

Dy persona nga zona Purandar u raportuan të zhdukur.

Pesë persona, përfshirë një djalë nëntë vjeç, humbën jetën nga shembja e murit në zonën e përmbytur të Arneshwar, tha shefi i zjarrfikësve Prashant Ranpise.

Sipas të përditshmes "Indian Express", policia dhe agjencitë e shpëtimit kanë frikë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi raportet e dëmeve vazhdojnë të mblidhen.

Tre ekipe të Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive janë vendosur në qytet për punën e shpëtimit dhe ndihmës, raporton e përditshmja.

Kryeministri i Maharashtras, Devendra Fadnavis ka shprehur pikëllimin për vdekjet që lidhen me shiun në Pune dhe siguroi të gjithë për ndihmën e qeverisë.

"Ngushëllimet e mia të thella për familjet. Ne po ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme të nevojshme. Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të katastrofave dhe salla e kontrollit janë në kontakt të vazhdueshëm me ekipet në qytetin Pune dhe Zyrën Komunale", shkroi ai në Twitter.