13:14 / 26.09.2019
Zjarr në një fabrikë kimikatesh në Francë
Pamjet e transmetuara nga televizioni BFM tregojnë tym të zi dhe flakë mbi fabrikë. Sirenat po bien pa pushim.
Një fabrikë kimikatesh në Francë është përfshirë nga zjarri ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat në 11 qytete përreth duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda.
Administrata për rajonin Seine-Maritime u kërkoi qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonën pasi sot herët bëri alarmi i zjarrit në fabrikën Lubrizol në Rouen. Ministria e Brendshme në Twitter shkroi se shkollat dhe çerdhet në këtë zonë janë mbyllur dhe banorët në shtëpitë e pleqve janë duke u mbyllur.
Pamjet e transmetuara nga televizioni BFM tregojnë një tym të zi dhe flakë mbi fabrikë. Sirenat po bien pa pushim.
Shkaqet e zjarrit ende janë duke u hetuar.























