Indonezi, arratisen 36 të burgosura
BKT
   Bota

Indonezi, arratisen 36 të burgosura

36 të burgosura janë arratisur duke e shfrytëzuar zjarrin që ka shpërthyer në burgun e grave Klass III në fshatin Maku të rajonit Sigi.

Të paktën 36 të burgosura janë arratisur nga një burg në provincën Sulawesi Qendror i Indonezisë.

Sipas lajmit të gazetës Republika, 36 të burgosura janë arratisur duke e shfrytëzuar zjarrin që ka shpërthyer në burgun e grave Klass III në fshatin Maku të rajonit Sigi, në të cilën gjendeshin gjithsej 103 të burgosura.

Forcat e sigurisë vazhdojnë operacionet e kërkimit në mbarë rajonin për të gjetur të burgosurat që janë arratisur.

Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe se ka filluar një hetim në lidhje me incidentin.