Libi, kapen dhjetëra migrantë të parregullt
BKT
   Bota

Libi, kapen dhjetëra migrantë të parregullt

45 milje në ujërat e qytetit Al-Khoms në një gomone janë gjetur 71 migrantë të parregullt.

Në ujërat e qytetit Al-Khoms në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripoli, janë kapur 71 migrantë të parregullt, njoftuan Forcat Detare të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Në ueb faqen e forcave detare thuhet se 45 milje në ujërat e qytetit Al-Khoms në një gomone janë gjetur 71 migrantë të parregullt.

Sipas njoftimit, nga migrantët 27 janë sudanezë, 25 pakistanezë, 15 egjiptianë, 3 palestinezë dhe një sirian, ndërsa janë liruar pasi nuk është mundur vendosja e tyre në qendrat e strehimit në rajon.

Libia, e cila po përjeton një boshllëk administrativ pas revolucionit, është një ndër rrugët e migrantëve afrikanë që duan të arrijnë në Evropë nëpërmjet Mesdheut për shkak të pozitës së saj të afërt gjeografike.

Një pjesë e afrikanëve që përpiqen të kalojnë shkretëtirën e Saharasë dhe Mesdheun nëpërmjet Libisë për të shkuar në Evropë bien në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore ndërsa disa të tjerë humbin jetën në shkretëtirë ose në det.