Finlanda paralajmëron se nuk ka kohë për një marrëveshje të re mbi Brexit
BKT
   Bota

Finlanda paralajmëron se nuk ka kohë për një marrëveshje të re mbi Brexit

Rinne tha se alternativa më e mirë për daljen e rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian është marrëveshja tashmë e negociuar midis dy palëve, por që qeveria aktuale britanike e hodhi poshtë.

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, është shprehur se Britanisë po i mbaron koha për të paraqitur një propozim të ri dhe kredibil për Brexit-in.

Duke folur në Pragë sot pas takimit me homologun e tij çek Andrej Babis, Rinne tha se alternativa më e mirë për daljen e rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian është marrëveshja tashmë e negociuar midis dy palëve, por që qeveria aktuale britanike e hodhi poshtë.

Babis, ndërkohë, tha se "situata në Britani është e paqartë dhe askush nuk e di se cili do të jetë fundi i saj".

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar të largojë vendin e tij nga BE deri në fund të muajit të ardhshëm, me ose pa një marrëveshje.