Portugali, mbahet konferenca e parë mbi “vulturën” e rrezikuar
BKT
   Bota

Portugali, mbahet konferenca e parë mbi “vulturën” e rrezikuar

Nga 23 speciet e vulturave në të gjithë botën, 16 prej tyre konsiderohen të cenueshme, të kërcënuara ose të rrezikuara si rezultat i persekutimit, helmimit, humbjes dhe ndryshimit.

Mbi 200 shkencëtarë, ekspertë dhe menaxherë të mbrojtjes gjatë ditës së nesërme do të tubohen në Portugali për konferencën e parë evropiane mbi të ardhmen e shpendit të rrezikuar grabitqar “vultura”.

Nga 23 speciet e vulturave në të gjithë botën, 16 prej tyre konsiderohen të cenueshme, të kërcënuara ose të rrezikuara si rezultat i persekutimit, helmimit, humbjes dhe ndryshimit.

Konferenca evropiane mbi volturat, e organizuar nga Fondacioni i Mbrojtjes së Volturave, do të mbahet deri më 4 tetor në provincën Algarve të Portugalisë.

Sipas një njoftimi nga fondacioni, studimet dhe hulumtimet e fundit mbi vulturat do të prezantohen gjatë kongresit ndërkombëtar.

“Programi përmban pasqyrat më të fundit për mbrojtjen e vulturave dhe hulumtimet nga ekspertë kryesorë botërorë, duke përfshirë tema të ndryshme në të katër speciet e vulturave të Evropës”, theksoi fondacioni.

Për të tërhequr vëmendjen ndaj kërcënimeve me të cilat përballet ky grup ekologjikisht jetësor i shpendëve, e shtuna e parë e shtatorit u emërua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Vulturave.