Irani mohon lëshimet afatgjata për naftën ndaj Kinës
BKT
   Bota

Irani mohon lëshimet afatgjata për naftën ndaj Kinës

”Irani mundësoi zbritje për çmimet e naftës në Kinë, por kjo nuk është për një afat të gjatë siç thanë disa lajme”, tha Zarif.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javad Zarif, ka mohuar raportimet në lidhje me lëshimet afatgjata për naftën nga vendi i tij për Kinën.

Siç citon kryediplomatin iranian agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ”Irani mundësoi zbritje për çmimet e naftës në Kinë, por kjo nuk është për një afat të gjatë siç thanë disa lajme”.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje strategjike midis dy vendeve për 25 vite ishte propozimi i Iranit. Puna është në zhvillim dhe ne nuk kemi arritur një marrëveshje për të shpallur”, tha Zarif.

Javën e kaluar, SHBA imponoi sanksione të reja ndaj shtetasve dhe subjekteve kineze për transportin e naftës nga Irani.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u përshkallëzuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme në muajin maj të vitit 2018 nga një pakti bërthamor i fuqive botërore me Iranin për të penguar programin e saj bërthamor në këmbim të miliardave dollarëve të ardhura nga sanksionet ekonomike.

Që nga ajo kohë, Trump filloi një fushatë për ndryshimin e paktit bërthamor, duke përfshirë edhe ri-imponimin e sanksioneve për naftën e papërpunuar iraniane që u lehtësua për një kohë si pjesë e marrëveshjes.

Kina ishte një nga shtatë vendet që fillimisht u lehtësia nga sanksionet e naftës, por administrata e Trumpit nuk pranoi të rinovojë lehtësimet pasi ato skaduan në muajin maj./aa/