09:25 / 01.10.2019
Hungaria propozon komisionerin e ri për në BE
Kandidati i tyre i mëparshëm, Laszlo Trocsanyi, u refuzua nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet Ligjore (JURI).
Hungaria ka nominuar ambasadorin e saj Oliver Varhelyi në Bashkimin Evropian, si komisioner i BE-së, bëri të ditur kryeministri Viktor Orban.
Kandidati i tyre i mëparshëm, Laszlo Trocsanyi, u refuzua nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet Ligjore (JURI).
Orban tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkoi atij të propozonte një kandidat të ri dhe ai zgjodhi Varhelyi.
JURI të hënën hodhi poshtë kandidaturën e Trocsanyi si dhe kandidatin e Rumanisë, Rovana Plumb, për postin më të lartë të bllokut mes shqetësimeve për konflikte të mundshme të interesit./aa/























