Pakistan, dy alpinistë britanikë të bllokuar në një shpat malor
BKT
   Bota

Pakistan, dy alpinistë britanikë të bllokuar në një shpat malor

“Dy shtetas britanikë dhe dy udhëzues lokal, megjithatë, u shpëtuan të dielën, dy trekatorë britanikë akoma janë të bllokuar në zonë”, tha Sanaulla.

Autoritetet pakistaneze kanë vazhduar operacionet e shpëtimit për të gjetur dy alpinistët britanikë të bllokuar në një shpat malor në veriperëndim të vendit.

“Dy shtetas britanikë dhe dy udhëzues lokal, megjithatë, u shpëtuan të dielën, dy alpinistë britanikë akoma janë të bllokuar në zonë”, tha Sanaullah për AA, një oficer i policisë lokale, duke iu referuar alpinistëve të bllokuar pranë majës Koyo Zom në rrethin Chitral të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Ai shtoi se një alpinist britanikë u plagos pasi ra nga një lartësi, ndërsa një tjetër raportohet se është i sigurt me ekipet ushtarake të shpëtimit që përpiqen për t’i nxjerr ata.

Koyo Zom, maja më e lartë në zonën Hindu Raj me një majë mbi 6.700 metra të lartë, është i vendosur midis majave Hindu Kush dhe Karakoram në kufirin e provincave Khyber Paktunkhwa dhe Gilgit-Baltistan.

Sipas zyrtarëve, katër alpinistët britanikë u zhdukën të dielën gjatë përpjekjes për t’u ngjitur në Koyo në zonën Chitral i Epërm.

Më vonë, ushtria pakistaneze gjeti dhe shpëtoi të dy alpinistët britanikë, duke i transportuar ata në objektet mjekësore për trajtim. Dy të tjetër mbetën të zhdukur.

“Ekipi i shpëtimit është duke u përpjekur të tërheqë alpinistët e bllokuar, por helikopterët nuk mundën të ulen për shkak të motit të keq”, tha Sanaullah.

Ekipi britanik mbërriti në kampin bazë të majës Koyo Zom në fillim të këtij muaji.