Finlandë, një person i vrarë në incidentin e dhunshëm
BKT
   Bota

Finlandë, një person i vrarë në incidentin e dhunshëm

Të paktën 9 të tjerë janë plagosur në incidentin e ndodhur në qytetin lindorë Kuopio.

Së paku një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një incident në qytetin lindorë Kuopio të Finlandës, sipas mediave lokale.

Policia njoftoi se "incidenti i dhunshëm" ka ndodhur në Qendrën tregtare Hermanni, raportoi faqja e lajmeve YLE.

Qendra tregtare ndodhet në ambientet e Kolegjit Profesional Savo, thuhet më tej.