Rifillojnë negociata mes SHBA’së dhe talebanëve
BKT
   Bota

Rifillojnë negociata mes SHBA’së dhe talebanëve

Negociatorët më të mirë të SHBA’së dhe talebanëve do të takohen në Islamabad për të nxitur ringjalljen e procesit të paqes afgane, një muaj pasi bisedimet dështuan.

”I dërguari special i SHBA, Zalmay Khalilzad mbërriti në qytet për t’u takuar me krerët pakistanezë”, ka thënë Ministria e Jashtme pakistaneze.

Kjo është përpjekja e parë për rifillimin e bisedimeve që presidenti Donald Trump i shpalli “të vdekura” muajin e kaluar.

”Një delegacion i talebanëve afganë, i udhëhequr nga kreu i krahut politik i milicisë, mullahu Abdul Ghani Baradar do të mbërrijë në Islamabad’’, tha një zëdhënës i grupit.

”Baradar do të takohet me liderët pakistanezë gjatë udhëtimit, pjesë e përpjekjeve të talebanëve për t’u afruar me vendet e rajonit”, tha zëdhënësi Suhail Shaheen.

“Ky është qëllimi ynë dhe ne po përpiqemi sepse besojmë se ka një mundësi të re pas zgjedhjeve presidenciale afgane” tha zyrtari.