Rritet bilanci i vdekjeve nga tërmeti në Indonezi
BKT
   Bota

Rritet bilanci i vdekjeve nga tërmeti në Indonezi

Kryetarja e Agjencisë për Menaxhim me Fatkeqësitë në Maluku, Salampessy tha se sipas të dhënave të marra nga vendet të cilat janë prekur nga tërmeti numri i të vdekurve është rritur në 36.

Bilanci i vdekjeve nga tërmeti 6,8 ballësh që ndodhi më 26 shtator në Ambon, kryeqytetin e provincës Maluku të Indonezisë ka shkuar në 36.

Siç raporton gazeta "Tempo", kryetarja e Agjencisë për Menaxhim me Fatkeqësitë në Maluku, Farida Salampessy tha se sipas të dhënave të marra nga vendet të cilat janë prekur nga tërmeti numri i të vdekurve është rritur në 36.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Menaxhim me Fatkeqësitë, nga tërmeti janë dëmtuar mbi 6.000 ndërtesa, ndërsa vazhdojnë ndihmat për të prekurit nga tërmeti.

Ndërkohë për shkak të tërmetit në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme deri më 9 tetor.

Në tërmetin prej 7,3 ballësh në rajonin Ternate në Maluku më 14 korrik humbën jetën 6 persona.