13:53 / 03.10.2019
SHBA pas afro 30 vitesh rihap ambasadën në Somali
Në deklaratën e ambasadës amerikane në Mogadishu, thuhet se ambasada e mbyllur më 5 janar 1991, është rihapur sërish.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë hapur sërish ambasadën në Somali, të cilën e kishin mbyllur pas fillimit të luftës civile në vitin 1991.
Në deklaratën e ambasadës amerikane në Mogadishu, thuhet se ambasada e mbyllur më 5 janar 1991, është rihapur sërish.
Më tej thuhet se rihapja e ambasadës është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Somali.
Vitin e kaluar SHBA rithemeloi përfaqësinë e përhershme diplomatike në këtë vend afrikan.























