"Policia belge nuk është e gatshme ndaj një sulmi të mundshëm terrorist"
BKT
   Bota

"Policia belge nuk është e gatshme ndaj një sulmi të mundshëm terrorist"

Në një raport thuhet se policia federale në vend ka vështirësi të përballojë trajtimin e çështjeve të përditshme dhe se në situatën aktuale do të përballet me vështirësi shumë serioze në rast se ndodh ndonjë sulm terrorist.

Një raport në Belgjikë ka zbuluar se policia federale nuk është e gatshme të përballojë një sulm të mundshëm terrorist.

Sipas mediave belge, në raportin e Këshillit të policisë federale, thuhet se policia federale në vend ka vështirësi të përballojë trajtimin e çështjeve të përditshme dhe se në situatën aktuale do të përballet me vështirësi shumë serioze në rast se ndodh ndonjë sulm terrorist.

Willy Bruggeman, kryetari i Këshillit të policisë federale të Belgjikës ka folur lidhur me raportin, ku ai është shprehur se "Nuk kemi personel të mjaftueshëm dhe fatkeqësisht edhe ligji lidhur me ndryshimin e vendit të një punonjësi të sigurisë është shumë i ngurtë".

Bruggeman, tha se "policia ka vështirësi përballë ngjarjeve të reja ndërkohë që sulmet terroriste kërkojnë situata shumë më të ndryshme dhe punime serioze".

Organizata terroriste DEASH, më 22 mars 2016 ndërmori sulme vetëvrasëse në aeroportin dhe në një stacion metroje në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku si pasojë humbën jetën 35 persona dhe u plagosën 270 të tjerë./aa/